Hapësire reklamuese

Sporti

"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2 boksierëve! Bakaj e paralajmëron për “hakmarrje”, Rama nuk heq dorë nga përballja në ring (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2
Amarildo Bakaj, reagimi, Drilon Rama

Pas thirrjeve të shumta të boksierit shqiptar Drilon Rama për përballje në ring, lezhjani Amarildo Bakaj i është përgjigjur duke e paralajmëruar se ose ai vetë ose njerëzit e tij  nuk do e lënë muhabetin këtu.

Përmes reagimit të tij të bërë pasditen e sotme në rrjet, Bakaj ka lënë të nënkuptohet se thirrja e Ramës për përballje do të bëhet së shpejti, ose nga vetë Amarildo ose nga njerëzit e tij.

“Ke kërkuar fam te njeriu i gabuar , nuk ka për t’u dashur fama për Zotin. Do të thotë të gjithë a e pe që e rrahën boksierin me shuplaka. Unë Rambo interneti e? Po nuk të dola përpara jam me të vërtetë Rambo interneti. Edhe mos me të dal unë, i kam disa vëllezër që nuk ka shanse që ta lenë me kaq” shkruan Bakaj në reagimin e tij të bërë afro orës 15 të pasdites së sotme.

Reagimi i Amarildo Bakajt: 

"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2
 

Nga ana tjetër, Drilon Rama përmes një video-mesazhi të ndarë në Instastory i rikërkon Bakës që të përballen bashkë në ring, duke theksuar se kështu veprojnë dy sportistë, përderisa debati virtual u zhvillua me në fokus forcën fizike.

Reagimi i Drilon Ramës: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese