Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ Plas grushti mes të rinjve në Tiranë, Spanja e Argjentina ishin në garë për të rrëmbyer kupën e botës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Plas grushti mes të rinjve në Tiranë, Spanja e Argjentina
Pamje nga ngjarja, të rinjtë përplasen në parkun Europa

Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë-Argjentinë në Sheshin Skënderbej, në Parkun Rinia disa të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme, të rinjtë shikohen duke u përleshur mes tyre, derisa disa të pranishëm ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

Arsyeja e dhunës fizike mes të rinjve, identifikimi apo mosha e tyre nuk janë zbuluar akoma.

Referuar pamjeve, mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur pasi të pranishmit i afrohen duke i ardhur në ndihmë.

Në lidhje me këtë ngjarje pritet të dalin detaje të reja në vijim si dhe të kemi një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

Një ndeshje e jashtëzakonshme e cila dhuroi emocione të veçanta, u mbyll me fitoren e Spanjës e cila “ngriti peshë” zemrat e tifozëve dhe të pranishmëve.

Videocredits: Officialalbania.al 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese