Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, në aksin kombëtar Peqin-Rrogozhinë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej automjeteve ka pësuar dëmtime të shumta, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
