Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier, motoçikleta përplaset me “Range Rover”! Plagoset çifti i bashkëshortëve

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier,
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Range Rover gjatë një tentative parakalimi. Mësohet se si motoçikleta, ashtu edhe automjeti po kryenin manovër parakalimi të një mjeti bujqësor, kur ndodhi përplasja.

Si pasojë e përplasjes, dy bashkëshortë që udhëtonin në motoçikletë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese