Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës ky dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Pas përplasjes së fortë njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës duke shkaktuar kështu plagosjen e shoferit të saj.
Ndërsa bëhet me dije se për shkak të aksidentit nëpër qytetet është pezulluar dhe qarkullimi i makinave.
Sakaq, Policia ndodhet në vendngjarje duke menaxhuar trafikun dhe vijuar me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I plagosuri është nisur për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll
