Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Investimet s’i cakton populli që është në shesh!” Rama e rithotë nga Vlora: Jo 500 po 500 mijë të dalin, nuk mjaftojnë, 800 mijë janë krah meje

Shkruar nga Newsbomb
“Investimet s’i cakton populli që është në
Pamje nga protesta, Edi Rama në Vlorë

Në bisedën e zhvilluar me qytetarët e Vlorës në lidhje me investimin për të cilin shqiptarët prejk ditësh kundërshtojnë, kryeministri Edi Rama nënvizoi për të disatën herë se projekti nuk ndalet duke shtuar se edhe 500 mijë qytetarë të dalin në protestë, nuk mjaftojnë.

“Çështjen e investimit nuk e caktojnë protestat, ata që dalin në rrugë q thonë jemi populli. Po ata që votojën a nuk janë populli. Jo 500 veta, po 500 mijë të dalin nuk mjaftojnë. Se janë 800 mijë që janë me mua. Unë e kam thënë me kohë që e kamë thënë se investimi do të bëhet” tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehet me bindje të plotë se nuk ka tërheqje nga projekti përmes së cilit synohet të përmirësohet ekonomia shqiptare.

Nga ana tjetër, qytetarët të cilët kanë vijuar me protestën e tyre poshtë zyrës së Edi Ramës, njoftuan që ditën e nesërme protestat të përhapen nga veriu në jug, përfshirë këtu dhe Vlorën.

Një nga protestuesit para Kryeministrisë njoftoi organizimin e dy tubimeve që pritet të ndodhin gjatë ditës së nesërme.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, ajo bëri me dije se protesta e parë do të zhvillohet në Vlorë në orën 11:00, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Ne kërkojmë të mos na largoni investitorët tanë nga zona jonë. Se shyqyr nga erdhën dhe dritat.

Rama: Ore mbani pastër zonën tuaj. Mos kini merak. Çështjen e investimit nuk e caktojnë protestat, ata që dalin në rrugë q thonë jemi populli. Po ata që votojnë a nuk janë populli. Jo 500 veta, po 500 mijë të dalin nuk mjaftojnë. Se janë 800 mijë që janë me mua. Unë e kam thënë me kohë që e kamë thënë se investimi do të bëhet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese