
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar këtë të premte, datë 5 Qershor 2026, mbledhjen e radhës në të cilën në rend dite ishin disa pika, ndër to ambicia e disa gjyqtarëve për të marrë drejtimin e gjykatave të posaçme dhe atyre të juridiksionit të përgjithshëm.
Newsbomb.al raporton se, konkretisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:
1- “Për kualifikimin e kandidates znj. Ermira Dedja dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
2- “Për kualifikimin e kandidatit z. Engert Pëllumbi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
3- Për kualifikimin e kandidatit z. Dhimiter Lara dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
4- “Për kualifikimin e kandidatit Erjon Çela dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
5- “Për kualifikimin e kandidatit z. Ramiz Lala dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 269, datë 14.05.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas caktimit me short të relatorit, qeveria e gjyqësorit vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027.
Këshilli vendosi mbi miratimin për nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve dhe transferimin e disa aktiveve, në disa gjykata, si dhe miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 18.03.2026 dhe 25.03.2026.
Në përfundim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:
1- Juljan Haxhiu, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.104, datë 27.02.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
2- Aurel Arapi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.103, datë 27.02.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
