Foto nga aksidenti
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:10, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, pranë fshatit Gjocaj.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, dy prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme. Përplasja ka ndodhur në një nga rrugët hyrëse që lidhen me aksin kombëtar, në zonën rurale pranë qytetit të Peqinit.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sondazh
Poll
