Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Erdhi për të rregulluar defektin edhe pse ishte në ditë pushimi”, Kryeplaku i fshatit në Pogradec flet për elektriçistin që humbijetën tragjikisht

Shkruar nga Newsbomb
“Erdhi për të rregulluar defektin edhe pse ishte në
Kryeplaku

Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku elektricisti Agim Beqiri humbi jetën tragjikisht pas kontaktit me rrymën elektrike, ka dhënë një deklaratë për mediat Kryeplaku i fshatit Gështenjas.

I cili është shprehur se 57 vjeçari, i cili prej kohësh punonte në Njësinë Administrative të Zonës, ishte njoftuar mbrëmjen e së shtunës për defektin. Pasi kishte mbërritur mbrëmë dhe kishte konstatuar problemin, ai kishte vendosur të kthehej ta riparonte këtë të dielë, edhe pse ishte ditë pushimi.

Sipas kryeplakut, elektriçisti i ndjerë, ishte një person shumë i respektuar në komunitet si edhe i njohur për përkushtimin ndaj punës.

“Sot ishte punonjësi i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ishte një person që punonte në komunë prej shumë kohësh, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, i sinqertë, punonte shumë dhe ditët e pushimit meqë kishte probleme fshati, erdhi e konstatoi mbrëmë defektin dhe erdhi ta bënte sot. Shumë keq më ka ardhur, t’i rrojnë fëmijët. Ngushëllime familjes”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese