Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Muhabete sorrash dhe korbash”, Rama i prerë: Protestuesit të mos rreshtin së kërkuari dorëheqjen time deri në 2029

Shkruar nga Newsbomb
“Muhabete sorrash dhe korbash”, Rama i prerë: Protestuesit
Foto ilustruese: Edi Rama, flamingot në Zvërnec

Kryeministria Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë.

Përmes një postimi në X, Rama iu përgjigjet kritikave të ngritura pas deklaratës së tij për "Bulevardin e Flamingove", i cili thekson se asnjëri prej tyre si ka dhënë votën. Gjithashtu ai shprehet se protestuesit “nuk duan dialog, por duan vetëm dorëheqjen time”.

Ndërsa thekson se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar. Ai shprehet se protestuesit kanë të drejtë të vijojnë kërkesën e tyre për dorëheqje deri në vitin 2029, duke theksuar se kjo është pjesë e lirisë dhe funksionimit të demokracisë.

“Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë,” thekson Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas kritikave të shumta, të bëra prej protestuesve, pasi kreu i qeverisë dorëzoi dokumentin strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialist.

Reagimi i plotë i Ramës:

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes ëhatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese