Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vlora në KAOS, flakët masive “përfshijnë” Pyllin e Sodës, zjarrfikësit: Janë 5 vatra zjarri në gjithë qytetin (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Vlora në KAOS, flakët masive “përfshijnë” Pyllin
Foto nga zjarri ne pyllin e Sodes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar kështu një re të dendur tymi e cila ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Vatra e zjarrit ka rënë në pyllin me pisha pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa raportohet se tymi është i dukshëm në disa lagje të Vlorës.

Pas njoftimit menjëherë janë nisur dret vendit të ngjares forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas zjarrfikësve situata është e vështirë pasi aktualisht në Vlorë janë 5 vatra aktive zjarri që kërkojnë secila vëmendjen e shërbimit të tyre. Një në Dukat, një pranë tunelit të Llogarasë, një vatër pranë Parkut të Mallrave, në Triport dhe tjetra pranë hekurudhës.

Sitata paraqitet mjaftë e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit pasi është një zonë me bimësi të dendur dhe era e fortë favorizon avancimin e flakëve.Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese