Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarët mblidhen në ditën e 57-të të protestës, nesër paralajmërohet tjetër marshim para Parlamentit

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët mblidhen në ditën e 57-të të protestës,
 

Si çdo ditë, ka nisur protesta që tashmë është në ditën e saj të 57-të. Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet.

Kujtojmë se kjo protestë nisi më 31 maj, me pjesëmarrje të lartë. Të pranishëm kanë qenë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit si edhe nga diaspora, të cilët kërkojnë ndryshimin e kastës politike.

Gjatë fjalimeve të mbajtura prej 57 ditësh radhazi, protestuesit kanë paraqitur problematika që i shqetësojnë në përditshmërinë e tyre, si ekonomia, shëndetësia, arsimi etj.

Gjithashtu, organizatorët kanë njoftuar se nesër, në orën tetë, qytetarët do të mblidhen për të protestuar para Parlamentit, ku do të zhvillohet seanca e fundit plenare.

Protesta e paralajmëruar për nesër vjen pas asaj të enjtes së kaluar, e cila u shoqërua me tensione të shumta dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese