Hapësire reklamuese

Politikë

Bardh Spahia në krah të koleges socialiste: Kërcënimi i Marjanës fakton atë që në Shkodër e dinë të gjithë, qyteti është në duart e krimit me bekimin e Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Bardh Spahia në krah të koleges socialiste: Kërcënimi i
Ilustrim: Bardh Spahia dhe Marjana Koçeku

Deputeti opozitar i Shkodrës dhe ish-kryebashkiak i kryeqendrës së veriut, Bardh Spahia ka ndarë një mesazh sensibilizimi me kolegen socialiste Marjana Koçeku, pas mesazhit publik që ajo lëshoi këtë të mërkurë për Grupin Bajri, se i ka kërcënuar familjen.

Sipas Bardh Spahisë, Marjanën e ka kërcënuar Edi Rama sepse, sipas tij, bandat janë thjeshtë zbatues të urdhrave të kryeministrit dhe aksionere kryesore në pushtetin e inkriminuar.

"Denoncimi i deputetes Koçeku po fakton atë që në Shkodër më mirë se kudo tjetër, e dinë të gjithë; bashkëpunimin e ngushtë të Edi Ramës me krimin e organizuar për të grabitur votën e qytetarëve nëpërmjet kërcënimeve mafioze, terrorizimit të qytetarëve dhe parave të pista të krimit.

Kur deputetja kërcënohet, buratini në krye të bashkisë komandohet e urdhërohet, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: në dorë të kujt është Shkodra e Shqipëria sot? Dhe më e rëndësishmja: deri kur do ta lejojmë?

Duke dënuar me forcën më të madhe akte të tilla kriminale ndaj një familjare por edhe kolegeje deputete, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet mafioze. Dita e llogaridhënies po afron! Gjithashtu i bëj thirrje policisë, prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të trajtojnë me urgjencë, seriozitet dhe transparencë maksimale këtë akt të rëndë", shkruan deputeti opozitar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese