Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte mbushur makinën dhe banesën me lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Kishte mbushur makinën dhe banesën me lëndë narkotike,
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sipas njoftimit të policisë, është proceduar në gjendje të lirë edhe kushëriri i tij, 28 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin ku udhëtonin dy të rinjtë, u gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Automjeti i përkiste 31-vjeçarit, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese