Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënuan me thikë pronarët e një banese dhe grabitën 900 euro, arrestohen dy persona në Tiranë, shpallet në kërkim një 21-vjeçar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënuan me thikë pronarët e një banese dhe
Foto nga grabitësit

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash nga një banesë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Ersjan Senka, 20 vjeç, dhe Kristi Kacoli, 19 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Xhoni Trampo, 21 vjeç.

Këta shtetas kanë kërcënuar me mjete prerëse dy pronarët e një banese në rrugën “Gjon Buzuku”, duke u marrë 900 euro dhe 4 celularë.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.

Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës, ku vodhën një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë, vihen në pranga 2 shtetas.

Identifikohet dhe bashkëpunëtori i tyre. Punohet për kapjen e tij.

Sekuestrohen 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera pas njoftimit se në banesën e 2 shtetasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor 2026, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.

Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi Xh. T., 21 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese