Hapësire reklamuese

Aktualitet

Interpol Madrid e kërkonte për organizatë kriminale, 39 vjeçari prangoset nga agjentët e FAST Albania në Koplik

Shkruar nga Newsbomb
Interpol Madrid e kërkonte për organizatë kriminale, 39
39 vjeçari prangoset nga agjentët e FAST Albania në Koplik

Një 39 vjeçar nga Kopliku i Malësisë së Madhe është arrestuar nga agjentët e Sektorin për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Shtetasi G.H është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Interpol Madridit, në Spanjë.

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e FAST Albania kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i këtij operacioni të agjentëve të Operacionales dhe DVP Shkodër, u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi: G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese