Hapësire reklamuese

Aktualitet

Transporti në sezonin veror DPSHTRR promovon platformën eTransport në porte dhe aeroport

Shkruar nga Newsbomb
Transporti në sezonin veror DPSHTRR promovon platformën eTransport
Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës eTransport, një shërbim digjital që ofron informacion mbi transportin publik interurban, në një periudhë kur fluksi i turistëve dhe udhëtarëve drejt Shqipërisë rritet ndjeshëm.

Fushata është zhvilluar në disa nga pikat kryesore hyrëse të vendit, përfshirë Portin e Durrësit, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Portin e Vlorës dhe Portin e Sarandës. Sipas DPSHTRR-së, ekipet e institucionit kanë informuar qytetarët, turistët dhe operatorët mbi mënyrën e përdorimit të platformës dhe funksionalitetet që ajo ofron.

Platforma eTransport synon të centralizojë informacionin për transportin publik interurban, duke u mundësuar përdoruesve të aksesojnë të dhëna mbi linjat, itineraret dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit në një kanal të vetëm digjital.

Gjatë takimeve në terren, DPSHTRR tha se ka mbledhur komente dhe sugjerime nga përdoruesit për të identifikuar përmirësime të mëtejshme të platformës, me fokus te lehtësia e përdorimit dhe funksionaliteti.

Institucioni njoftoi se fushata do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror edhe në pika të tjera turistike dhe kulturore, në kuadër të promovimit të platformës dhe informimit të udhëtarëve mbi shërbimet e transportit publik interurban./Monitor.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese