Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti i RËNDË në Delvinë, kush është 20-vjeçari nga Lazarati që humbi jetën (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i RËNDË në Delvinë, kush është
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, dhe tashmë mësoher se i vdekuri ka mbetur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën, dhe sipas informacioneve paraprake ata janë nga Fieri ndërsa viktima dyshohet të jetë nga Lazarati. Në mjet bashkë më viktimën ishte edhe i vëllai.

Kujtojmë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve ka dalë nga rruga edhe është përmbysur pas përplasjes. Ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime të shumta.

Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në dhënien e ndihmës së parë, ndërkohë grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese