Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarm në Vlorë, dy zjarre shpërthejnë njëkohësisht, zjarrfikësit në luftë me flakët

Shkruar nga Newsbomb
Alarm në Vlorë, dy zjarre shpërthejnë
Foto nga fast food

Dy vatra zjarri kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri i parë ka rënë në një “fast food”, ku dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë e zjarrit, u krijua një tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, një vatër e dytë zjarri përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”, ku flakët u përhapën me shpejtësi. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe neutralizuar zjarrin, i cili mund të rrezikonte edhe banorët e pallatit aty pranë.

Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese