Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë duke e lënë prapa hekurave Ilir Metën.
Mbrojtja e tij Kujtim Cakrani, ka reaguar i irrituar për rrëzimin e kërkesës duke lajmëruar se do të ndërhyjë për këtë cështje pasi Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet ankimi dhe jo të merret një vendim i tillë të cilin ai e cilëson si tallje me avokatët.
“Unë nuk do ta lejoj këtë sepse Gjykata e Lartë e ka vendosur ju duhet ta shqyrtoni. Jam gjobitur sepse kam bërë që kërkesa është e papranueshme. Unë nuk bëj përjashtime, të marrë masa KLGJ, nëse është bërë reforma në drejtësi të respektohet. Po bëhet tallje me avokatët e njerëzit dhe drejtësisë” tha Cakrani para mediave.
Mëngjesin e sotëm, avokati Cakrani u paraqit në SPAK plot entuziasëm duke pritet që të pranohet kërkesa e Metës dhe ish-presidentit t’i ndryshohet masa e sigurisë.
"Sot jemi me good news, lajme të mira" tha Cakrani para mediave.
Mirëpo Apeli me vendimin e marrë ia shoi entuziamsin Cakranit duke i shkaktuar irritim.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
