Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i kushëririt të Ervin Martinajt, policia del me njoftim zyrtar dhe tregon si u kap Emiljano Nina! Çfarë u gjet në motomjetin që i riu po udhëtonte së bashku me shokun

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i kushëririt të Ervin Martinajt, policia del me njoftim
Foto nga arrestimi

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me arrestimin e Emiljano Ninës, i cili u vu në pranga së bashku me një 21-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në rrugën “Fitnete Rexha” u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin udhëtonin Emiljano Nina, 31 vjeç, drejtues dhe Erjon Hoxha, 21 vjeç, pasagjer.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën që 21-vjeçari mbante në sup një armë zjarri, pistoletë së bashku me municion, e cila dyshohet se mbahej pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa Emiljano Nina për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road”.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, si pasagjer në një motomjet, në rrugën “Fitnete Rexha”, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga edhe drejtuesi i motomjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe

 E. H., 21 vjeç, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe i shtetasit E. N., 31 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese