Furgoni i përmbysur
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës Tiranë-Berat ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
U bë me dije se disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar të mbetur në mjetin e përmbysur, ndërsa dy persona raportohet që kanë humbur jetën.
Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti, ka disa të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca.
Ende nuk dihet shkaqet e përmbysjes së mjetit, ndërsa po ashtu policia ndodhet në vendin e aksidentit.
Ndërsa për rastin pritet që të ketë një reagim edhe nga autoritetet, të cilat do të japin edhe të dhëna zyrtare mbi këtë aksident të rëndë.
Sondazh
Poll
