Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Autori qëlloi me silenciator Kastriot Elezin, kamarieri u plagos në këmbë! Policia gjen makinën e djegur në Qerekë

Shkruar nga Newsbomb
Autori qëlloi me silenciator Kastriot Elezin, kamarieri u plagos në
Ilustrim: Ronaldo Metushi - Pamje nga Don Bosko

Makina Volkswagen Golf 5 që është përdorur nga autorët e ngjarjes në "Don Bosko", është gjetur nga Policia duke u djegur në zonën e Qerekës. Autori, që mendohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka dalë nga Tirana.

Sipas dëshmitarëve, ky shtetas ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku qëndronte Kastriot Elezi dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor.

Pranë tavolinës ka qenë dhe shtetasi Ronaldo Metushi, që siç mëson Newsbomb.al është kamarier në këtë lokal, dhe ka marrë një plumb në këmbë. Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet nëse 22 vjeçari Metushi është qëlluar gabimisht nga autori, apo ky i fundit ka pasur synim dhe atë, veç 45 vjeçarit Kastriot Elezi.

Paraprakisht, bëhet me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, me silenciator, dhe menjëherë pas të shtënave është larguar me shpejtësi me automjetin "Golf 5". Fillimisht u raportua për motor, por mjeti i djegur në fshatin Qerekë pranë Fushë Krujës nga kqyrja rezulton se i përket autorit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, sepse ajo ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, por dyshimet janë se autori ka pasur për shënjestër Kastriot Elezin, një shtetas me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar jashtë vendit për trafik droge.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese