Personi që shihni më sipër në foto është 22-vjeçari Ronaldo Metushi, i cili mbeti i plagosur këtë të martë në Don Bosko.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Metushi punonte kamarier në lokalin ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Përveç 22-vjeçarit, i plagosur mbeti edhe 45-vjeçari Kastriot Elezaj.
Mësohet se në momentin që ndodhi ngjarja Elezaj dhe Metushi po konsumonin një kafe ku më pas një person ende i paidentifikuar iu afrua në këmbë dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre.
Metushi mori një plumb në këmbë, ndërsa Elezaj u qëllua në gjoks, duke lënë të hapur pistën se kemi të bëjmë me një atentat.
Bazuar në informacionet e ardhura nga bluzat e bardha deri më tani mësohet se 22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Kastriot Elezaj i cili u plagos në gjoks ndodhet në gjendje stabël, por është ende herët të thuhet nëse ka kaluar rrezikun apo jo.


