Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Biznesmenët shqiptarë pastronin paratë e drogës të kriminelëve, ndërtuesi i “qiellgërvishtëseve” në Tiranë shpallet në kërkim, “besniku” i djalit të Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Biznesmenët shqiptarë pastronin paratë e drogës të
Ilir Shtufi-Shkelzen Berisha

Një operacion i befasishëm është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së premtes nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të një hetimi të gjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë operacionit janë ekzekutuar disa masa sigurie ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal, ndërsa aksioni vijon në disa qytete të vendit.

Siç raportuam dhe më herët deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, biznesmeni i cili është pyetur disa herë në Prokurorisë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për lidhjet e tij me Ergys Agasin, një tjetër emër i përfolur i cili prej muajsh rezulton të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për megaskandalin në AKSH.

Ndërkohë, masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të cilët raportohet se ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Nga detajet e siguruara deri më tani këta persona dyshohet se kanë lidhje me pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që ka operuar për një periudhë të gjatë kohore.

Emri i Ilir Shtufit është i njohur në botën e biznesit dhe ndërtimit, veçanërisht për projektet e tij të shumta të kullave shumëkatëshe në Tiranë. Ai është përmendur shpesh edhe për raportet e afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njihet si biznesmeni i “qiellgërvishtëseve”.

Lidhur me këtë operacion të orëve të fundit  nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga Struktura e Posaçme, priten më tepër detaje në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese