Blerina Gjylameti dhe Ogerta Manastirliu
Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në 11 maj.
Emri i saj u propozua sot nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Gjylameti ka hyrë zyrtarisht në Parlament si deputete pas vakancës së krijuar nga Manastirliu. Kjo e fundit u propozua zyrtarisht si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Sondazh
Poll

