Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e Aleksandër Koçekut, autorët i zunë pritë dhe e qëlluan me 25 plumba automatiku

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga vrasja e Aleksandër Koçekut, autorët i
Vendi i ngjarjes ku u vra Aleksandër Koçeku

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Aleksandër Koçekut pasditen e djeshme në fshatin Lin, në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir-Prekal. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë.

Vrasja është kryer në një segment rrugor me qarkullim shumë të ulët automjetesh dhe pa kamera sigurie, e cila e vështirëson zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trupi i pajetë i Aleksandër Koçekut u zbulua nga një kalimtar, i cili konstatoi automjetin dhe viktimën, duke njoftuar menjëherë Policinë. Nga këqyrja paraprake e grupit hetimor rezulton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Hetimet e deritanishme janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ku dhe familjarët e viktimës deklarojnë se ai jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017.

Pista kryesore e hetimit lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në dhjetor të vitit 2017, ngjarje për të cilën vëllai i viktimës, Artan Koçeku, po vuan dënimin me burg. Sipas familjarëve, atentati ndaj Aleksandër Koçekut mund të jetë kryer si akt hakmarrjeje për atë krim.

Sipas dosjes hetimore të asaj kohe, Shkambi u ekzekutua pranë varrezave të qytetit të Shkodrës me 10 plumba, ndërsa motivi i dyshuar ishte një borxh prej rreth 40 mijë eurosh.

Ndërkohë, Aleksandër Koçeku ishte nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës në lidhje me dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2025. Sipas hetimeve, i riu dyshohej se po planifikonte rrëmbimin e vajzës së Vasel Koçekut me qëllim fejesën me të, pavarësisht se ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj.

Kujtojmë se 20 vjeçari i ndjerë, Pavlin Preka, ka tentuar të krijojë lidhje me vajzën e Vasel Koçekut, asokohe 16 vjeç, emrin e të cilës mësohet se e ka pasur tatuazh në pjesën e qafës.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth vitit 2022, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese