Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Dialog urgjent me protestuesit", Lorenc Vangjeli: Ky vend ka nevojë për rishkrimin e Kushtetutës dhe rithemelimin e Republikës

Shkruar nga Newsbomb
"Dialog urgjent me protestuesit", Lorenc Vangjeli: Ky vend ka
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin "Trialog" në RTSH, ka folur në lidhje me protestat duke theksuar se dialogu është pika më e rëndësishëm në këtë moment për vendin. Ai tha se vijimi i një proteste paqësore do të përcaktojë fatin e saj.

Vangjeli e ka quajtur hipokrizi ligjore situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi sipas tij ligji shkruhet ndryshe, interpretohet dhe zbatohet ndryshe.

Ai e përcaktoi urgjente adresimin e shqetësimeve kryesore te protestuesve si reforma zgjedhore e cila mund të negociohet.

Në Gjermani, Rama tha atë që duhej, se duhet të dëgjohet arsyeja e protestuesve dhe të zhvillohet dialog me ta. Fakti që po vijnë muajt e pushimeve dhe nëse protesta devijon nga fryma krejtësisht paqësore, do të përcaktojë edhe fatin e saj.

Urgjencë është adresimi i shqetësimeve kryesore të protestuesve, si reforma zgjedhore, e cila mund të negociohet. E dyta, që është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, është se ky vend ka nevojë për rishkrimin e Kushtetutës dhe rithemelimin e Republikës, e cila aktualisht ndodhet në një hipokrizi kushtetuese, ndryshe është e shkruar, ndryshe zbatohet dhe ndryshe interpretohet, për të bërë të mundur dobësinë themelore të vendit sot, që është mungesa e ndarjes dhe balancimit më të qartë të pushteteve”, tha Vangjeli.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese