Hapësire reklamuese

Aktualitet

Berisha propozoi dy emra të rinj, ja kush u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Berisha propozoi dy emra të rinj, ja kush u zgjodh kryetare e
Foto nga votimi

Julia Emiri është zgjedhur këtë të mërkurë kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pas votimit të zhvilluar në mbledhjen e forumit.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, propozoi për anëtarësim në Këshillin Kombëtar dy emra të rinj, Julia Emirin dhe Silvia Hasën, të cilët iu paraqitën për miratim anëtarëve të forumit.

Propozimet u diskutuan dhe u votuan gjatë mbledhjes, ku u morën edhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të PD-së.

Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve dhe u zgjodh kryetare e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Julia Emirin do të zëri vendin e Edi Paloka, i cili ka qenë deri më tani kryetar i Këshilli Kombëtar por rivendosi të mos rikandidonte më për këtë post.

Sipas rezultateve të bëra publike:

Julia Emiri: 207 vota

Silvia Hasa: 83 vota

Vota të pavlefshme: 23

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese