Sot po zhvillohet protesta e 32-të në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.
Andi Tepelana, një prej organizatorëve të protestave u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë edhe në tubimin e nesërm para Parlamentit, duke i ftuar të sjellin miell dhe vezë, që sipas tij, do të "gatuajnë brumin e demokracisë".
Ai theksoi se vendi ka nevojë për një "republikë të re" të ndërtuar mbi zgjedhje të ndershme dhe votë të lirë.
“Nesër merrni ve dhe miell dhe të gatuajmë brumin e demokracisë. Duhet të ndërtojë republikën e re me zgjedhje të ndershme dhe votë të lirë. Duam një republikë të qytetarëve ku qytetari të jetë në qendër. Duhet t’i rikthejmë vendit referendumin, prandaj duhet të bëjmë një rrethim demokratik të Parlamentit. Mos kini frikë, sepse jemi për një kauzë të drejtë. Nesër para Parlamentit”, deklaroi ai.
