Është miratuar plani i ri për Parkun Arkeologjik të Apolonisë nga Këshilli i Ministrave duke përditësuar mënyrën e mbrojtjes dhe administrimit të një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike të vendit.
Ministri Turizmit, Blendi Gonxhja tha se një nga ndryshimet kryesore lidhet me kufijtë e parkut, në këtë mënyrë synohet që kufijtë e zonës të jenë të përcaktuara sipas standardeve shtetërore.
Plani i ri gjithashtu synon më qartë kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve për ruajtjen, konservimin, restaurimin dhe administrimin e Parkut Arkeologjik.
Nga ana tjetër ky plan do të ndajë parkun me zona në nivele të ndryshme mbrojtjeje e bazuar në potencialin arkeologjik të secilës zonë dhe në rezultatet e kërkimeve të kryera ndër vite.
Ministri Gonxhja thekson se këto ndryshime do të forcojnë edhe bazën ligjore për mbrojtjen e Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe do të krijojnë rregulla më të qarta për ruajtjen, studimin dhe administrimin e tij me qëllim që siti të vijojë të zhvillohet si një nga detinacionet më të rëndësishme te trashëgimisë kulturore dhe të turizmit në vend.
