Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mijëra protestues “derdhen” në rrugët e Tiranës, nga bashkia te Parlamenti

Shkruar nga Newsbomb
Mijëra protestues “derdhen” në rrugët e Tiranës,
Foto nga protestursit

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ku qëndruan për rreth dy orë.

Pas fjalimeve, ata kanë nisur marshimin e përditshëm nëpër rrugët e Tiranës, ku sipas itinerarit thuhet se do vijojnë me ecjen nga bashkia në drejtim të Parlamentit dhe më pas do të rikthehen në bulevard.

Me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, si dhe me flamuj e simbole kombëtare, protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike aktuale.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar se edhe nesër në orën 10:00 do të mblidhen para Kuvendit, në të njëjtën kohë kur deputetët do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese