Ergys Verdho ne SPAK
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Verdho paraqitet në SPAK. Më 21 maj ai deklaroi për mediat se ishte thirrur në cilësinë e “personit në dijeni për një çështje të vjetër”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Verdho u emërua në krye të Hekurudhës Shqiptare në fillim të vitit 2024. Më herët ai ka mbajtur poste drejtuese në sektorin energjetik, përfshirë edhe në Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK mbi arsyen e paraqitjes së tij të fundit.
Sondazh
Poll
