Hapësire reklamuese

Aktualitet

Europol zbuloi lidhjet e krimit shqiptar me “Los Lobos”, Artan Hoxha jep DETAJE: Ato janë kafshë territori, duhet të zgjedhin me kë do punojnë, nëse vritet partneri duhet të largohen…

Shkruar nga Newsbomb
Europol zbuloi lidhjet e krimit shqiptar me “Los Lobos”, Artan Hoxha
Ilustrim: Raporti i Europol, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me raportin e fundit të Europol, ku permes së cilit është hedhur dritë se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ka ndërtuar një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje në Evropë, ku ndër role kryesore e ka pasur edhe një grup kriminal shqiptar.

Hoxha në Euronews Albanaia, është shprehur se organizata më e madhe kriminalenë Ekuador është “Los Choneros”, me rreth 20 mijë anëtarë, kurse “Los Lobos”, është rivalja e saj, dhe maksimumi i anëtarëve që ka pasur ndonjëherë ka qenë 8 mijë, sipas tij në fakt këto grupe kriminale nuk kanë një strukturë të mirëfilltë si kolumbianët apo meksikanët por funksionojnë më shumë si aleanca.

Teksa shtoi se grupet ose individët shqiptarë, janë të detyruara të zgjedhin mes tyre, ose do punojnë me njërën ose me tjetrën. Pasi nëse partneri lokal vritet, shqiptarët do të duhet të largohen menjëherë për të mos u shënjestruar nga karteli rival si financues të kartelit.

Më tej gazetari ka rikujtuar edhe rastin e vrasjes së Ergys Dashit.

“Grupet ekuatoriane janë më shumë të interesuara për trafikun brenda, ajo që quhet mikrotrafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prodhues, është vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe është i ndërvarur nga kartelet, nga kolumbianët.

Për shembull, lufta që dhe konflikti i armatosur që nisi mes shtetit dhe Los Choneros, se është organizata më e madhe, nisi për shkak se meksikanët ose kartelet meksikane ishin të interesuara për një përplasje aty. Dhe sa më i pasigurt të jetë Ekuadori, aq më lehtë e kanë ata, dhe të marrin ngarkesat me drogë dhe mundësisht t’i marrin dhe më lirë.

Përfitojnë. Gjithsesi, edhe pa këtë raport, jo që ky raport konfirmon edhe një herë çfarë kemi thënë në të kaluarën, sot ka prova bindëse që provojnë, po vijnë nga GJKKO-ja. Një rast, ishte direkt e provonte e nisur nga Ergys Dashi është vrarë.

Unë kam qenë te lokali ku Ergys Dashi u vra në Guayaquil. Pra, grupet shqiptare atje punojnë ose me njërën kartel, ose me tjetrën. Jo, nuk mund të punosh ashtu sepse ato janë kafshë territori atje dhe kanë territorin e ndarë dhe ti s’mund të punosh dot me të dyja.

Madje, në rastet kur partneri lokal, vritet, ti duhet të largohesh derisa të stabilizohet situata sepse kundërshtarët e tij të etiketojnë ty si sponsorizues apo financues i kartelit dhe të identifikojnë ty njëlloj me kundërshtarin e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese