Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fotot e Banjave të Bënjës “thyenë” rrjetin, vjen reagimi rrufe i qeverisë: Mos e shikoni me syzet e Fejsbukut! Investimet nuk kanë mbaruar

Shkruar nga Newsbomb
Fotot e Banjave të Bënjës “thyenë” rrjetin, vjen
Banjat e Bënjës, foto të publikuara nga qeveria

Pasi fotot që tregonin Banjat e Bënjës të thara nga ndërhyrjet e bëra në zonë bënë xhiron e rrjeti, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i qeverisë, e cila hedh poshtë aludimet për transformim të mjedisit.

Në reagimin e bërë nënvizohet se akoma nuk është pohuar se investimi në zonë të ketë mbaruar, ndërsa theksohet se po bëhen testimet e nevojshme për të analizuar prurjet e ujit.

“Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi. Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë” shkruhet në reagimin e bërë në Facebok.

Më tej, bëhet me dije se këtë fundjavë skena natyrore e Bënjës do të shndërrohet në një skenë të madhe  kulturore kur pritet të zhvillohen aktivitete nga më të ndryshme.

Në përmbyllje të reagimit thuhet se falë investimeve të bërë në Ujërat termale të Bënjës do të mundësohet promovimi i kuturës dhe traditës përmetare.

Banjat e Bënjës, fotot e postuara nga Ministria e Mjedisit:

Fotot e Banjave të Bënjës “thyenë” rrjetin, vjen
 
Fotot e Banjave të Bënjës “thyenë” rrjetin, vjen
 

Reagimi i plotë:

Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm.

Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi.

Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë.

Por këtë fundjavë ju njoftoj se skena natyrore dhe ajo infrastrukturore e re e Bënjës do të kthehet në një skenë të madhe kulturore ku nuk do të mungojnë të gjitha zbavitjet, artistët, dhe sidomos muzika unikale përmetare, ndërsa pikërisht tani që po shkruaj këto rreshta, vizitorët janë duke shijuar vaskat e Bënjës, në kontrast me stuhinë e statuseve të rrjeteve sociale!

Thënë kjo, tani dy fjalë, si deputete e asaj zone:

Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund - dhe këtu e kam fjalën për përmetarët që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë - për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!

Prej muajsh kemi thënë e treguar se zona e “Ujrave termale të Bënjës” është në kantier rikualifikimi, falë një investimi dhe projekti të bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ????????, me rrugë aksesi të reja, me mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës dhe produkteve të jashtëzakonshme përmetare.

Të gjitha ndërhyrjet – siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni – janë bërë me materiale në harmoni me natyrën  dhe brenda estetikës së peizazhit që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore.

Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar!

Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit.

Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese