Hapësire reklamuese

Aktualitet

RAPORTI i Europol ngre “alarmin”, zbulohen lidhjet mes krimit shqiptar dhe “Los Lobos” të Ekuadorit (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
RAPORTI i Europol ngre “alarmin”, zbulohen lidhjet mes krimit
Ilustrim: Europol, pjese nga raporti, trafik droge

Një raport është publikuar së fundi nga Europol, ku permes së cilit është hedhur dritë se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ka ndërtuar një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje në Evropë, ku ndër role kryesore e ka pasur edhe një grup kriminal shqiptar.

Sipas asaj që thuhet në raport, organizata e famshme kriminale përdorte si kamuflim kompani eksporti frutash për të bërë dërgesat e kokainës, teksa droga fshihej në kontenjerë me ngarkesa të ligjshme që mbërrinin në portet më të rëndësishme evropiane. Hetimi i tyre zbuloi sinzjalizimet për kontenjerë të dyshimtë të cilët sollën më tej operacione ttë koordinuara dhe sekuestrime të mëdha, teksa autoritetet identifikuan një bashkëpunim të konsoliduar mes kartelit ekuadorian dhe një rrjeti kriminal shqiptar.

Më konkretisht në faqen 32 të dokumentit, jepet një shembull specifik i një rrjeti kriminal të bazuar në klane shqiptare, që merreshin me trafikim kokaine dhe pastrim parash. Ky rrjet kriminal organizaonte dërgesa disa-tonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës. Për të vijuar më tej me faktin që ata bashkëpunonin me shumë rrjete të jera përpos “Los Lobos” , të lokalizuara brenda dhe jashtë BE-së, teksa lideri i koordinonte dërgesat nga vende të largëta mes komunikimeve të koduara.

Ky raport i Europol-it është një vlerësim strategjik i rrjeteve kriminale, dhe për këtë arsye nuk ka emra të anëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

RAPORTI i Europol ngre “alarmin”, zbulohen lidhjet mes krimit
Foto nga raporti

Më tej në faqen 37 të raportit, përshkruhet një rast kur një rrjet ekuadorian i drogës, i lidhur me “Los Lobos”, bashkëpunonte me një rrjet shqiptar. Anëtarët e rrjetit shqiptar udhëtonin rregullisht në Ekuador për të negociuar marrëveshjet e drogës, e cila fshihej brenda ngarkesave legjitime të frutave.

Po në të njëjtën faqe, del në pah edhe “Ndrangheta”, rrjeti mafioz italian, i cilinë bashkëpunim me këto banda shqiptare ka nhritur një rrugë të gjerë të trafikurt të kokainës.

Nga ana tjetër raporti ka përmendur edhe një pjesë të krimit kibernetik të zhvilluar në vendin tonë, marrë si një rast shembull (case example). Është një rast të regjistruar këtë vit, kur një rrjet kriminal operonte në disa “call-centera” në Tiranë me rreth 450 punonjës, shkaktoi një dëm prej 50 milionë eurosh, u shkatërrua nga bashkëpunimi i autoriteteve  austriake dhe ato shqiptare, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Operacioni, i cili zgjati më shumë se dy vjet, rezultoi në arrestimin e dhjetë individëve, kontrollin e disa lokaleve dhe sekuestrimin e gati 900 000 eurove në para të gatshme.

“Los lobos” (ujqërit), është një prej organizatave kriminale më të mëdha në Ekuador. Ata funksionojnë si një kartel i mirëfilltë droge dhe kanë marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare për shkak të brutalitetit të tyre dhe lidhjeve të shtendosura me mafien evropiane, përfshirë atë shqiptare.

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese