Hapësire reklamuese

Politikë

Rikthehet uji në Banjot Termale të Bënjës në Përmet, Rama publikon VIDEON: Përmes algoritmeve tentuan të manipulojnë opinionin publik

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehet uji në Banjot Termale të Bënjës në
Edi Rama dhe Banjot e Bënjës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me me debatet e fundit për ndërhyrjet në zonën e banjave termale të Bënjës në Përmet, duke i cilësuar pretendimet për dëmtimin e këtij destinacioni si një fushatë dezinformimi.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjatë 24 orëve të fundit është përhapur me shpejtësi një valë reagimesh në internet, e cila sipas tij është nxitur artificialisht përmes algoritmeve dhe "duarve të huaja", me qëllim manipulimin e opinionit publik.

Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë”, thekson Rama në postimin e tij.

Më tej kreu i qeverisë nënvizon se në Banjat e Bënjës nuk ka konflikte pronësie, shitblerje apo dëmtim të zonës, por po zbatohet një projekt publik rigjenerimi dhe Rilindjeje Urbane, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën dhe shërbimet për mijëra vizitorë e turistë që frekuentojnë këtë destinacion

Postimi i plotë:

Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës

Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri

Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese