Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fjalët e Dritan Goxhajt pasi u tërhoq zvarrë nga Policia, “Banka e fundit” udhëheq protestuesit drejt Policisë së Shteti: Kërkojmë lirimin e tij! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Fjalët e Dritan Goxhajt pasi u tërhoq zvarrë nga Policia,
Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj është shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ku situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilët prej orës 10:00 u vendosën në kordon përpara ambienteve të Parlamentit me qëllim mbajtjen nën kontroll të perimetrit institucional.

Sipas informacioneve paraprake forcat “Shqiponja” ndërhynë për zhvendosjen e protestuesve drejt Bulevardit, çka solli përplasje dhe tensione.

Gjatë përshkallëzimit të situatës, raportohet se Goxhaj dhe protestuesi tjetër Shkëlzen Bushi janë shoqëruar drejt komisariatit, së bashku me disa protestues të tjerë.

"Këta janë provokatorët e Edi Ramës. Po më shqoërojnë për arsye se u thosha protestuesve jo me policinë", ka thënë Goxhaj shkurtimisht pasi u tërhoq zvarrë nga forcat e rendit së bashku me protestuesin tjetër.

Ndërkohë që pas këtyre tensioneve një grup protestuesisht u nisën drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të kërkuar lirimin e tyre.

Në krye të një pjese të protestuesve është parë edhe Visuar Dalipi, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Banka e Fundit”, i cili ka udhëhequr marshimin drejt komisariatit. Protestuesit janë shoqëruar nga forcat e rendit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Vendimi i policisë për spostimin e turmës ka ardhur pas përpjekjeve për të zhbllokuar hyrjen ballore të Kuvendit, në mënyrë që deputetët të mund të dilnin nga godina. Gjatë incidentit, raportohet se disa automjete janë goditur me sende të forta nga protestuesit, përfshirë automjete të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe automjetet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj ka qenë një ndër figurat më të sulmuara nga mazhoranca përgjatë ditëve të fundit, kjo pasi ai lexoi pesë kërkesat e protestuesve. Ishte fillimisht kryeministri Edi Rama ai i cili e cilësoi Goxhajn si një zëdhënës të interesave të Iranit, ndërkohë që deklaratat më tej vijuan duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë luftëtar i UÇK-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese