Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Zemra e tij pushoi sot, dalja e fundit e Ismail Kadaresë para një jave

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Zemra e tij pushoi sot, dalja e fundit e Ismail Kadaresë para
Ismail Kadare me 24 Qershor 2024 ne Tirane

Zemra e të madhit Ismail Kadare ndaloi së rrahuri mëngjesin e kësaj të hëne korriku. Kolosi i letrave shqipe dhe një ndër pasuritë e vendit tonë pësoi arrest kardiak.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e gjetën të pajetë në banesën e tij në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Pavarësisht se lajmëruan urgjencën, fatkeqësisht u konstatua se shkrimtari kishte ndërruar jetë.

Teksa sot ikja e tij ka lënë një dhimbje të madhe mbrapa, një javë më parë Kadare shijonte kafen në lokalin e tij të preferuar në kryeqytet.

Duke sfiduar kështu temperaturat përvëluese të Tiranës, më 24 qershor 2024, Kadare ishte ulur dhe po konsumonte kafen e tij, të cilën e kishte "ilaç" dhe nuk e ndau asnjë ditë nga rutina e tij.

Ka qenë botuesi i veprave të Kadaresë, Bujar Hudhri, ai i cili ndau këtë foto ditë më parë në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës. Bar Juvenilja, e hënë, 24 qershor 2024”, shkruante Hdhri krah fotos të Kadaresë.

FOTO/ Zemra e tij pushoi sot, dalja e fundit e Ismail Kadaresë para
Postimi i Bujar Hudhrit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese