Foto nga zjarri
Një vatër zjarri ka rënë këtë të enjte në zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, i cili ka marrë përmasa të konsiderueshme.
Sipas informacioneve paraprake, për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që frynë në zonë, e bën të vështirë ndërhyrjen.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, Sarandë dhe Delvinë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Deri më tani nuk raportohet për vatër zjarri afër banesave, apo për dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga zjarri.
Sondazh
Poll
