Hapësire reklamuese

Aktualitet

IKMT “zbarkon” në Dhërmi, ndëshkon me gjobë dhe pezullim 5 kompani pasi ndotën mjedisin

Shkruar nga Newsbomb
IKMT “zbarkon” në Dhërmi, ndëshkon me gjobë dhe
Foto nga isnpektimi i IKMT

Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka ndëshkaur me pezullim dhe gjobë ndaj 5 bizneseve në Dhërmi si pasojë e ndotjes mjedisore të shkaktuar prej tyre.

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.

Kompanitë të cilat u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim për shkak të mosrespektimit të të kushteve të përcaktuara në lejen e këshuar nga autoritetet mjedisore janë: Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton,  Eral Construction Company dhe Beton Express 2018.

Njoftimi i dhënë nga IKMT:

Ndotja mjedisore në Dhërmi, IKMT pezullim e gjobë ndaj 5 bizneseve

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë.

Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.

Për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim.

Marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, IKMT gjen rastin tu bëjë thirrje veçanërisht të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në vijën bregdetare të tregojnë vëmendje të shtuar në respektimin e detyrimeve ligjore për mjedisin.

IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë dhe do të ndëshkojë çdo rast të shkeljeve ligjore në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese