Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ilir Beqaj kërkoi lirimin nga qelitë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Beqaj kërkoi lirimin nga qelitë, Apeli i GJKKO merr vendimin
Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme e Apeli këtë të enjte ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Mësohet se Apeli i GJKKO la në fuqi masën “Arrest me burg” për Beqajn, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie.

Po ashtu, raportohet se ish-ministri kishte vendosur edhe garanci pasurore për lirimin e tij, ndërsa gjykata vendosi kundër tij.

Kujtojmë se Ilir Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 4 korrikut  të 2024-ës në lidhje me dosjen e sterilizimit dhe abuzimet me fondet e SASPAC. Më 28 maj Gjykata e Posaçme vendosi që ai të gjykohej veçmas për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij fillimisht u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese