Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jonaid Myzyri EMËROHET në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, pas dorëheqjes së Pogajt

Shkruar nga Newsbomb
Jonaid Myzyri EMËROHET në krye të Operatorit të Blerjeve
Jonaid Myzyri

Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerbeve të Përqendruara, pas njoftimit të dorëheqjes së drejtoreshës së mëparshme, Arlinda Pogajt.  Myzyri ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Kujtojmë se dy ditë më parë Pogaj e lajmëroi dorëheqjen e saj nga posti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se qe duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetën profesionale.

“Me krenari dhe me ndërgjegjen e qetë po mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime profesionale, pas drejtimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Ka qenë një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e krijimit dhe konsolidimit të një institucioni që u ndërtua nga e para dhe që sot ka fituar besimin e institucioneve më të rëndësishme publike në vend”, shkroi ajo ndër të tjera në rrjetet sociale më 16 qershor.

Nga ana tjetër kujtojmë se Myzyri është akuzuar më parë për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Masa e vendosur ndaj tij përfshinte “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë të vjetra, për mirëmbajtjen rutinë të rrugës së Rrëshenit, nga Ura e Fanit deri në Urën e Repsit. Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese