Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, momente nga takimi i tij me ish-presidentitn, tashmë deputet, francez François Hollande.
Të cilit në shenjë mirënjohje për miqësinë dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës i ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.
“Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, ka shkruar më tej Rama.
François Gérard Georges Nicolas Hollande është një politikan francez i cili shërbeu si President i Francës nga viti 2012 deri në vitin 2017. Përpara presidencës së tij, ai ishte Sekretar i Parë i Partisë Socialiste nga viti 1997 deri në vitin 2008, Kryetar Bashkie i Tulle nga viti 2001 deri në vitin 2008, si dhe President i Këshillit të Përgjithshëm të Corrèze nga viti 2008 deri në vitin 2012
Postimi i plotë:
Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande
Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar
