Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Kërkesat e protestuesve janë marksiste", Albatros Rexhaj kundër krijimit të një qeverie teknike: Nonsens juridik dhe logjik

Shkruar nga Newsbomb
"Kërkesat e protestuesve janë marksiste", Albatros Rexhaj
Albatros Rexha

Albatros Rexha në emisionin Review në Euronews Albania e kritikoi idenë e krijimit të një qeverie teknike pa votëbesimin e Kuvendit. Ai e cilësoi këtë si një nonsens juridik dhe logjik, duke theksuar se në një demokraci çdo qeveri duhet të marrë legjitimitetin përmes votës parlamentare.

Rexha tha gjithashtu se protesta është me ideologji të majta, duke i quajtur kërkesat e protestuesve marksiste dhe duke vënë në dukje se mesazhet e tyre janë kundër kapitalizmit.

Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi? Në demokraci qeveria duhet të marrë votëbesimin e Kuvendit. Këtu po flasim për një nonsens juridik dhe logjik. Kërkesat janë marksiste. Fryma e protestës është kundër kapitalizmit. Kjo është ajo që dëgjohet në artikulimet e protestuesve”, tha ai.

Albatros Rexhaj iu drejtua ish-deputetes Lajla Pernaska duke i kujtuar se ka qenë pjesë e Kuvendit dhe pyet pse nuk ka ngritur zërin për çështjet që sot i artikulon si kërkesa të rëndësishme.

 “Ke qenë deputete, pse nuk ke luftuar për këto çështje atëherë? Pse të ka ardhur në mendje tani?”, u shpreh Rexhaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese