Teksa prej 27 ditësh protestojnë në Tiranë, janë zbuluar edhe Grupit Koordinator të protestës. Bëhet me dije se këta të fundit i janë drejtuar me një letër shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri.
Bëhet fjalë për: Entela Koja, Arben Kola, Megan Balaj, Edviol Kulluri, Luçjana Kokaj, Gentjan Progni, Gjon Ndoj, Etleva Merko, Everest Bardhi, Përparim Gjeka, Mevlan Mata, Ilir Xhemalaj dhe Marjen Rama.
13 anëtarët e Grupit Koordinator të protestës, i kanë paraqitur diplomatëve të huaj pesë kërkesat kryesore drejtuar qeverisë, që përfshijnë edhe largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Sipas dokumentit të tyre, dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm dhe të panegociueshëm për rinovimin demokratik të vendit.
Photo Credits: Shqiptarja.com
