Ngjarja e 6 tetorit të vitit të kaluar, i gjithë oponioni puklik u trnodit nga vrajsa në sallën e gjyqit e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit gjatë një procesi për çështje pronash. Ky rast është rikthyer së fundmi në debat publik për shkak të një reagimi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij.
Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të ndjerë, ka komentuar një postim të Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu. Në reagimin e saj, ku ka ngritur shqetësimin për kushtet e punës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Kalaja i ka cilësuar ato të papërshtatshme dhe duke kërkuar investime për një godinë të re gjyqësore.
Ajo ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore do të ndikonte në sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve të drejtësisë, duke përmendur gjithashtu bashkëshorti i saj, kishte shprehur më herët dëshirën për kushte më të mira pune në sistemin gjyqësor.
“Zoti ministër, filloni ndërtimin e një Gjykate të re të Apelit në Tiranë, sepse kushtet e kësaj gjykate janë skandaloze. Para një jave një e afërme kishte një gjyq dhe m’u desh ta shoqëroja dhe, të them të drejtën, më dhimbsen ata gjyqtarë që punojnë në ato kushte. Ju vetë keni punuar në gjykatë dhe e dini shumë mirë çfarë do të thotë. Bashkëshorti im e dëshironte gjithë kohës një gjykatë të re, pasi në Shkodër punonte në një gjykatë me standarde evropiane dhe e mendoj shpesh se, po të ishte me punë në Shkodër, kurrë s’do t’i ndodhte ajo që i ndodhi. E meritojnë ata njerëz të punojnë në kushte normale, sepse kanë një punë të vështirë mbi supe”, shkruan Kalaja.
Në përgjigje të këtij reagimi, ministri Gogu fillimisht ka shprehur ngushëllimet dhe respektin për familjen e gjyqtarit të ndjerë. Më pas ai ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore është pjesë e objektivave të ministrisë, por kërkon kohë dhe bashkëpunim institucional për t’u realizuar.
“E nderuar zonjë Valbona Dema Kalaja, faleminderit për mesazhin tuaj. E kujtoj me respekt dhe nderim kontributin e të ndjerit Astrit dhe e kuptoj shumë mirë shqetësimin që ngrini. Përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore është një nga objektivat ku po punojmë me institucionet përgjegjëse. Nuk është një punë që bëhet brenda natës, por është një angazhim që e konsideroj të rëndësishëm. Ju falënderoj për ngritjen e shqetësimit”, shkruan ministri.
