Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur sot nga Shtëpia e Bardhë në lidhje më tërmetin shkatërrues në Venezuelë. Ai theksoi se SHBA ka ndihmuar Venezuelën pas një tërmeti të rëndë në Caracas, duke përmendur humbje njerëzore dhe dëme të mëdha.
Ai tha se Venezuela është një vend i lumtur sërish, ku njerëzit kërcejnë në rrugë dhe qeveria po bën një punë të mirë, duke e paraqitur situatën si të stabilizuar pas ndërhyrjes amerikane.
“Venezuela, ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, dhe, për ta thënë, ne po ndihmojmë Venezuelën. Ata patën një tërmet të madh. Shumë njerëz humbën jetën, ishte e pabesueshme, pikërisht në Caracas. Dhe ne kemi shumë njerëz atje që po ndihmojnë. Por Venezuela ka qenë fantastike. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë.
Ishte një luftë njëditore. I goditëm aq fort, sa për një ditë u mbyll. Tani kemi marrë miliona fuçi nafte, dhe kemi paguar për luftën shumëfish. Por, po aq e rëndësishme, ata po bëjnë më mirë se kurrë më parë. Po fitojnë më shumë para se kurrë.
Nuk kanë fituar kurrë aq sa po fitojnë tani. Dhe vërtet, përveç asaj që ndodhi mbrëmë me tërmetin e tmerrshëm, ishte e tmerrshme, ajo që ndodhi. Ishte një tërmet i madh. Rrëzoi ndërtesa. Por përveç kësaj, është vërtet, është një vend i lumtur sërish. Njerëzit janë të lumtur. Po kërcejnë në rrugë. Ata që e drejtojnë po bëjnë një punë shumë të mirë.”, tha Donald Trump.
