Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Këta janë dy të plagosurit në Don Bosko, njëri mori plumbin në gjoks, tjetri në këmbë! Pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Këta janë dy të plagosurit në Don Bosko, njëri mori
Pamje nga vendi i ngjarjes, hetuesit duke mbledhur prova

Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi janë dy shtetasit të cilët mbetën të plagosur këtë të martë pasi një person ende i paidentifikuar i qëlloi me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se 45-vjeçari Elezaj mori një plumb në gjoks, ndërsa 22 vjeçari Metushi u qëllua në këmbë.

Dy qytetarët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Trumës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të marte në Don Bosko, në afërsi të OSHEE-së. Më herët u raportua se autori iu afrua në këmbë Elezajt dhe Metushit dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Golf 5".

Deri më tani identiteti i autorit nuk dihet, teksa vlen të theksohet se në momentin e ngjarjes ai nuk ishte i maskuar dhe mbante në kokë vetëm një kapele.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga newsbomb.al hetuesit i kanë vendosur shiritin e verdhë dhe po punojnë për mbledhjen e provave për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese