Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeinspektori e punonjësit e tij në gjyq për ndërtimet pa leje në Butrint, si bëri “bingo” prokurorja Basho e cila sot u emërua në krye të Prokurorisë Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeinspektori e punonjësit e tij në gjyq për ndërtimet pa
Foto ilustruese

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona, mes tyre ish-drejtues dhe inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) në Bashkinë Sarandë, për ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur të Butrintit.

Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Esmeralda Basho, e cila pasi ka administruar provat e mbledhura raportohet se ka ngritur akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim të paligjshëm”, “Pushtim toke”, “Shpërdorim të tokës” dhe “Dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas prokurorisë, është provuar se në zonën e Ksamilit, në vendin e njohur si “Kanali i Vivarit” i ndodhur brenda Parkut Kombëtar të  Butrintit, janë kryer ndërtime në një sipërfaqe të konsiderueshme pa leje nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Hetimet nxjerrin në pah se punonjësit e IVMT-së nuk kanë ndjekur procedurat ligjore për evidentimin e plotë të punimeve dhe nuk kanë marrë masat administrative që parashikon ligji, përfshirë vendosjen e gjobave ndaj subjektit që kryente ndërtimin.

Për këtë çështje janë dërguar në gjyq:

– R.P., i akuzuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”;

– Personi juridik “Laguna Invest”, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”;

– E.Z., B.K. dhe V.X., me detyrë inspektorë të IVMT-së në Bashkinë Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”;

– A.M., me detyrë kryeinspektor i IVMT-së në Bashkinë Sarandë në kohën e ngjarjes, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë së fundmi prokurorja e rastit Esmeralda Basho pasi arriti të fuste nën lupën e drejtësisë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të IVMT-së, mësohet se është emëruar në krye të Prokurorisë së Sarandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese